Po kërkojmë një Specialist/e Shitjesh shumë të aftë për t’iu bashkuar grupit tonë në zhvillim në industrinë e mikpritjes. Ky rol është thelbësor në mbështetjen e rritjes së të ardhurave në të gjitha konceptet tona të restoranteve, përmes analizës së performancës së shitjeve, sjelljes së klientëve dhe trendeve të tregut. Do të punoni ngushtë me ekipet e operacioneve, marketingut dhe financës për të nxitur vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe për të përmirësuar rezultatet e biznesit, si në nivel marke ashtu edhe në nivel lokacioni.
Roli dhe përgjegjësitë:
· Krijon dhe perditeson procedurat e shitjes per te standardizuar proceset ne te gjitha restorantet.
· Ndjek dhe vlereson ndikimin e fushatave te marketingut, promocioneve, eventeve speciale apo ndryshimeve ne menu mbi shitjet.
· Analizon te dhenat ditore, javore dhe mujore te shitjeve per te gjitha restorantet.
· Propozon dhe krijon discount per grupe te caktuara klientesh, orare te caktuara ose evente.
· Ndihmon ne identifikimin e produkteve me te shitura dhe atyre me performance te ulet, duke sugjeruar optimizime ne menu.
· Harton dhe miremban raporte dhe dashboards per shitjet, per te mbeshtetur vendimmarrjen strategjike te drejtuesve dhe menaxhereve te operacioneve.
· Bashkepunon ngushte me ekipin e finances per parashikimin e te ardhurave, buxhetimin dhe planifikimin e shitjeve.
· Vlereson ndikimin e fushatave te marketingut, ndryshimeve ne menu, promocioneve dhe eventeve ne performance te shitjeve.
· Kryen analiza te performances ne nivel lokacioni dhe marke per te udhehequr ndarjen e burimeve dhe nismat strategjike.
· Bashkepunon me ekipin e marketingut per te percaktuar zonat me potencial te larte rritjeje, bazuar ne sjelljen e klienteve.
· Monitoron statistika si vlera mesatare e fatures, shitjet per ore pune, rotacioni i tavolinave dhe raporti mes porosive delivery dhe atyre ne restorant.
· Rekomandon praktika me te mira per menaxhimin e shitjeve nepermjet analizave krahasuese ndermjet njesive.
· Kryen analiza krahasuese te konkurrences brenda tregut te mikpritjes dhe restoranteve.
· Kryen analiz marxhi produktesh.
Kualifikimet:
· Njohuri të shkëlqyera në sistemet e menaxhimit dhe analizës si: Business Central, Oracle, PowerBi, Microsoft 365.
· Aftësi shumë të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave.
· Aftësi për të bashkëpunuar me ekipe ndërfunksionale si marketing, operacione dhe financë.
· Eksperiencë në analizën e grupeve me shumë njësi restorantesh apo biznese F&B.
· Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
· Eksperiencë e mëparshme në analizën e shitjeve ose në pozicion të ngjashëm brenda sektorit të gastronomisë apo mikpritjes (hospitality).
· Aftësi të forta komunikimi verbal dhe me shkrim, si dhe prezantimi të qartë dhe të strukturuar për palët drejtuese.