Our Job Offers
Head Chef
1 open positions
Revo Hospitality Group
është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë
e mikpritjes.
Revo Hospitality Group
menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak
& Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne
Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të
etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Jemi ne kerkim te nje Head Chef me pervoje dhe vizion, i cili do te udheheqe ekipin tone te kuzhines dhe do te kontribuoje ne krijimin e nje eksperience gastronomike te nivelit te larte. Kandidati ideal duhet te kombinoje njohurite kulinare me aftesi te shkelqyera menaxheriale, duke siguruar cilesi, inovacion dhe efikasitet ne cdo aspekt te operacioneve te kuzhines.
Roli dhe pergjegjesite:
- Udheheq dhe menaxhon te gjitha operacionet e kuzhines, duke siguruar standarde te larta cilesie, konsistence dhe prezantimi te produkteve;
- Krijon, zhvillon dhe perditeson menute ne perputhje me konceptin, sezonalitetin dhe objektivat e biznesit;
- Organizon dhe koordinon punen e ekipit te kuzhines, duke garantuar efikasitet dhe bashkepunim gjate operacioneve ditore;
- Mbikeqyr pergatitjen, gatimin dhe prezantimin e te gjitha produkteve ushqimore sipas recetave dhe standardeve te percaktuara;
- Menaxhon kostot e ushqimit, kontrollin e porcioneve, inventarin dhe minimizimin e humbjeve;
- Planifikon dhe monitoron porosite, furnizimet per te garantuar disponueshmerine dhe cilesine e produkteve;
- Siguron zbatimin rigoroz te standardeve te higjienes, sigurise ushqimore dhe procedurave HACCP;
- Trajnon, zhvillon dhe vlereson performancen e stafit te kuzhines, duke promovuar profesionalizem dhe zhvillim te vazhdueshem;
- Bashkepunon ngushte me menaxhmentin per planifikimin e aktiviteteve, eventeve dhe iniciativave te reja gastronomike;
- Monitoron performancen e kuzhines dhe identifikon mundesi per permiresim te proceseve operative dhe financiare.
Kualifikimet:
- Minimumi 5 vite eksperience ne kuzhine, prej te cilave te pakten 2 vite ne pozicion drejtues si Head Chef ose Sous Chef;
- Njohuri te avancuara te teknikave kulinare, zhvillimit te menuve dhe menaxhimit te operacioneve te kuzhines;
- Eksperience ne menaxhimin e kostove, inventarit, furnizimeve dhe buxhetit te departamentit;
- Aftesi te forta udheheqese, organizative dhe menaxhimi te ekipeve te punes;
- Njohuri te standardeve te higjienes dhe sigurise ushqimore (HACCP);
- Aftesi per te punuar nen presion dhe per te menaxhuar prioritete te shumta ne nje mjedis dinamik;
- Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi nderdepartamental;
- Njohuri te gjuhes angleze.
Cfare ofrojme:
- Page konkurruese dhe pakete motivuese;
- Bonus te lidhur me arritjen e objektivave operacionale;
- Mundesi zhvillimi profesional dhe karriere brenda kompanise;
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
Cashier
1 open positions
Ne po kërkojmë Arkëtar të përkushtuar për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjegjësitë;
- Mirëpret klientët dhe ndihmon në përcaktimin e porosive të tyre;
- Identifikon në mënyrë të saktë vaktet e porositura nga çdo klient;
- Sigurohet që të gjitha porositë tu dorëzohen klientëve në kohën e duhur;
- Përgjegjëse për llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët;
- Rakordon arken ne fillim dhe perfundim te turnit dhe mban shenim arsyet e mosrakordimit te vleres;
- Kontrollon produktet nese jane aktive ne sistemin e Baboon-it. C’aktivizon produktet e munguara me aprovimin e menaxherit;
- Sistemon banakun duke vendosur ne vendet perkatese mjetet e punes;
- Siguron qe tavolinat te pastrohen ne sallen pas largimit te klientve;
- Kontrollon nese gjate turnit perkates nuk mungon baza materiale si çantat e letres, serviset, leter kase;
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;
- Gjuhë të dytë: gjuhën angleze.
Cfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë;
- Ushqim për stafin gjatë turnit të punës;
- Transport për stafin;
- Mundësi për eksperienca pune ndërkombëtare.
Waiter
1 open positions
Si Kamarier në Vesper – Tapas & Wine Bar, ju jeni në zemër të eksperiencës së klientit, duke ofruar një shërbim profesional dhe të kujdesshëm në çdo detaj. Ju kontribuoni në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe mikpritëse, duke siguruar që çdo klient të ndihet i vlerësuar. Roli kërkon energji, pasion për shërbimin dhe aftësi për të performuar me efikasitet në një ambient dinamik me ritëm të lartë.
Vesper është një koncept bashkëkohor Tapas & Wine Bar, i ndërtuar mbi filozofinë e gastronomisë sociale, ndarjes së pjatave dhe përjetimit të verërave cilësore. Ambienti ynë reflekton elegancë të thjeshtë, energji urbane dhe një standard mikpritjeje modern, të krijuar për klientë që kërkojnë cilësi, shije dhe përvojë.
Jeta në Vesper
Në Vesper, ne jemi më shumë sesa një bar – jemi një komunitet energjik, me fokus te shërbimi i ngrohtë dhe detaji i përsosur. Frymëzohemi nga vlerat tona:
Respekt për detajet: Vlerësojmë çdo detaj dhe punojmë me pasion për të dhënë një eksperiencë të rafinuar në çdo moment.
Mikpritje me zemër: Trajtojmë klientët dhe kolegët me ngrohtësi, kujdes dhe profesionalizëm.
Energjia e Vesper: Sjellim ritëm, pozitivitet dhe qëndrim proaktiv në gjithçka që bëjmë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Ofrimi i një shërbimi të ngrohtë dhe efikas që rrit kënaqësinë e mysafirëve;
- Mbajtja e zonës së pass-it të organizuar dhe monitorimi i tavolinave për të parashikuar nevojat e shërbimit;
- Përgjigje të shpejtë dhe profesionale ndaj kërkesave të mysafirëve, duke siguruar një përvojë të qetë dhe të rrjedhshme;
- Përgatitja e restorantit sipas standardeve dhe ndjekja e rutinave të pastrimit për të ruajtur një ambient mirkpritës;
- Njohja e menusë dhe produkteve për të ndihmuar mysafirët me siguri dhe profesionalizëm;
- Paraqet menunë dhe jep informacion të detajuar (për porcionet, përbërësit ose alergjitë e mundshme ushqimore);
- Sugjeron strategji upsell dhe cross-sell (shtesa, komplete, artikuj premium);
- Merr porositë me saktësi duke përdorur POS-in sipas standardeve të manualit;
- Trajton me prioritet çdo ankesë ose kërkesë të veçantë, duke ndjekur protokollin e menaxhimit;
- Mbështetja e anëtarëve të rinj të stafit përmes trajnimeve dhe udhëzimeve, duke i ndihmuar të ofrojnë një shërbim të jashtëzakonshëm;
- Respekton manualin e shërbimit dhe standardet e brandit;
- Zbaton rregullat e sigurisë ushqimore dhe higjienës;
- Mban uniformë të rregullt dhe prezantim profesional.
Cfarë kërkojmë:
- Eksperiencë 3+ vite në shërbim;
- Pasion për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për mysafirët dhe dëshirë për të mësuar;
- Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta njëkohësisht;
- Njohuri të mira të menusë, sugjerime dhe upselling;
- Përdorim bazë i POS;
- Aftësi të forta komunikimi;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Cfarë ofrojmë:
Ne ofrojmë mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional në një ambient modern dhe motivues. Si pjesë e ekipit të Vesper, ju do të përfitoni:
- Trajnim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Ambient pune dinamik dhe kreativ;
- Vakti i përfshirë; Family Meal (një herë në muaj);
- Yearly Staff Retreat;
- Shpërblim fundviti;
- Rimbursim për kurse profesionale;
- Zbritje për stafin në konceptet e Revo Hospitality Group;
- Mundësi rritjeje brenda rrjetit.
About us
Since its formation in 2018, Revo Hospitality Group has defined its credentials in the hospitality industry, managing a diverse portfolio of hospitality brands including the upscale restaurant Salt Tirana, the classic and sophisticated Lift Steak & Rooftop Bar and the greek street food chain “OPA”, founded in 2019 and now with +5 locations.
The group’s ambition is to become the most innovative hospitality company in Albania and the region, focused on providing an excellent product and a superb customer service through the warmth of our people, and the power of technology.
Revo Hospitality Group’s portfolio of high end restaurants and street food chains seeks to disrupt the market with innovative solutions, inspired by the modern global traveller and consumer.