Ofertat tona të punës
Head Chef
1 pozicione vakante
Revo Hospitality Group
është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë
e mikpritjes.
Revo Hospitality Group
menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak
& Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne
Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të
etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Jemi ne kerkim te nje Head Chef me pervoje dhe vizion, i cili do te udheheqe ekipin tone te kuzhines dhe do te kontribuoje ne krijimin e nje eksperience gastronomike te nivelit te larte. Kandidati ideal duhet te kombinoje njohurite kulinare me aftesi te shkelqyera menaxheriale, duke siguruar cilesi, inovacion dhe efikasitet ne cdo aspekt te operacioneve te kuzhines.
Roli dhe pergjegjesite:
- Udheheq dhe menaxhon te gjitha operacionet e kuzhines, duke siguruar standarde te larta cilesie, konsistence dhe prezantimi te produkteve;
- Krijon, zhvillon dhe perditeson menute ne perputhje me konceptin, sezonalitetin dhe objektivat e biznesit;
- Organizon dhe koordinon punen e ekipit te kuzhines, duke garantuar efikasitet dhe bashkepunim gjate operacioneve ditore;
- Mbikeqyr pergatitjen, gatimin dhe prezantimin e te gjitha produkteve ushqimore sipas recetave dhe standardeve te percaktuara;
- Menaxhon kostot e ushqimit, kontrollin e porcioneve, inventarin dhe minimizimin e humbjeve;
- Planifikon dhe monitoron porosite, furnizimet per te garantuar disponueshmerine dhe cilesine e produkteve;
- Siguron zbatimin rigoroz te standardeve te higjienes, sigurise ushqimore dhe procedurave HACCP;
- Trajnon, zhvillon dhe vlereson performancen e stafit te kuzhines, duke promovuar profesionalizem dhe zhvillim te vazhdueshem;
- Bashkepunon ngushte me menaxhmentin per planifikimin e aktiviteteve, eventeve dhe iniciativave te reja gastronomike;
- Monitoron performancen e kuzhines dhe identifikon mundesi per permiresim te proceseve operative dhe financiare.
Kualifikimet:
- Minimumi 5 vite eksperience ne kuzhine, prej te cilave te pakten 2 vite ne pozicion drejtues si Head Chef ose Sous Chef;
- Njohuri te avancuara te teknikave kulinare, zhvillimit te menuve dhe menaxhimit te operacioneve te kuzhines;
- Eksperience ne menaxhimin e kostove, inventarit, furnizimeve dhe buxhetit te departamentit;
- Aftesi te forta udheheqese, organizative dhe menaxhimi te ekipeve te punes;
- Njohuri te standardeve te higjienes dhe sigurise ushqimore (HACCP);
- Aftesi per te punuar nen presion dhe per te menaxhuar prioritete te shumta ne nje mjedis dinamik;
- Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi nderdepartamental;
- Njohuri te gjuhes angleze.
Cfare ofrojme:
- Page konkurruese dhe pakete motivuese;
- Bonus te lidhur me arritjen e objektivave operacionale;
- Mundesi zhvillimi profesional dhe karriere brenda kompanise;
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
Cashier
1 pozicione vakante
Ne po kërkojmë Arkëtar të përkushtuar për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjegjësitë;
- Mirëpret klientët dhe ndihmon në përcaktimin e porosive të tyre;
- Identifikon në mënyrë të saktë vaktet e porositura nga çdo klient;
- Sigurohet që të gjitha porositë tu dorëzohen klientëve në kohën e duhur;
- Përgjegjëse për llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët;
- Rakordon arken ne fillim dhe perfundim te turnit dhe mban shenim arsyet e mosrakordimit te vleres;
- Kontrollon produktet nese jane aktive ne sistemin e Baboon-it. C’aktivizon produktet e munguara me aprovimin e menaxherit;
- Sistemon banakun duke vendosur ne vendet perkatese mjetet e punes;
- Siguron qe tavolinat te pastrohen ne sallen pas largimit te klientve;
- Kontrollon nese gjate turnit perkates nuk mungon baza materiale si çantat e letres, serviset, leter kase;
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;
- Gjuhë të dytë: gjuhën angleze.
Cfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë;
- Ushqim për stafin gjatë turnit të punës;
- Transport për stafin;
- Mundësi për eksperienca pune ndërkombëtare.
Rreth nesh
Që nga formimi i tij në vitin 2018, Revo Hospitality Group ka përcaktuar kredencialet e tij në industrinë e mikpritjes, duke menaxhuar një portofol të larmishëm të markave të mikpritjes duke përfshirë restorantin luksoz Salt Tirana, Lift Steak & Rooftop Bar klasik dhe të sofistikuar dhe zinxhirin grek të ushqimit "OPA", i themeluar në vitin 2019 dhe tani me +5 vendndodhje.
Portofoli i restoranteve të nivelit të lartë dhe zinxhirëve të ushqimit në rrugë të Revo Hospitality Group kërkon të prishë tregun me zgjidhje inovative, të frymëzuara nga udhëtari dhe konsumatori modern global.