Revo Hospitality Group
është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë
e mikpritjes.
Revo Hospitality Group
menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak
& Rooftop Bar, zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food, Zoi ne
Paros, Vesper Tapas & Wine Bar, Le District dhe SIN.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të
etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Pozicioni i Data Entry është përgjegjës për menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar saktësi dhe përditësim të vazhdueshëm të informacionit. Roli përfshin gjithashtu regjistrimin e faturave dhe verifikimin e tyre në përputhje me dokumentacionin përkatës. Ky pozicion kërkon vëmendje ndaj detajeve dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipet e tjera.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të blerjes në sistem në mënyrë të saktë dhe në kohë;
- Verifikimi dhe rakordimi i të dhënave të faturave me dokumentacionin përkatës;
- Analizimi i të dhënave të blerjeve për të identifikuar pasaktësi ose mospërputhje;
- Mbajtja e të dhënave të organizuara dhe të arkivuara sipas procedurave të kompanisë;
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për zgjidhjen e problematikave të mundshme;
- Përgatitja e raporteve bazë mbi të dhënat e regjistruar.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics 365 (përbën avantazh);
- Aftësi shumë të mira në paketën Microsoft Office;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese;
- Aftësi të zhvilluara organizative dhe menaxhim efikas i kohës;
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale, me gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
Benefits:
- Shperblim ne fund te vitit;
- Vakti i drekës i perfshirë;
- Skonto dhe përfitime në disa shërbime dhe produkte, në bazë të marrëveshjeve të kompanisë me partnerët.